E veja e Beckenbauer do të prezantojë trofeun në ceremoninë e hapjes
Heidi, e veja e legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, do të prezantojë trofeun e ‘EURO 2024’ në fushën e ‘Munich Arena’ gjatë ceremonisë së hapjes së turneut.
Ajo do të shoqërohet nga kampioni i ‘EURO 1996’, Jurgen Klinsmann dhe fituesi i ‘EURO 1980’, Bernard Dietz, përpara se ekipi kombëtar i Gjermanisë të nisë turneun kundër Skocisë.
Klinsmann dhe Dietz ishin kapitenët e Gjermanisë në triumfet e tyre përkatëse në EURO, ndërsa Beckenbauer udhëhoqi kombin në fitoren e tyre të parë në garën e vitit 1972.
I madhi i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Beckenbauer vdiq më 7 janar në moshën 78-vjeçare. /atsh/