E rrallë: Dy tifozeri rivale bëhen bashkë në një tribunë, shpalosin koreografi të përbashkët në takimin e Ligës së Evropës
Në stadium jemi mësuar gjithnjë të shohim tifozeritë e skuadrave të qendrojnë në tribunat pas portave për të shmangur përplasjet mes tyre.
Por rivaliteti nuk është gjithmonë e vetmja alternativë. Një skenë e çuditshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në Marsejë.
Tifozët e AEK-ut të Athinës dhe të Marseilles u bënë bashkë në stadium, duke qendruar përkrahë njëri-tjetrit.
Ultrasit e të dyja skuadrave kishin përgatitur një koreografi të përbashkët, duke dhënë mesazhin e vëllazërisë mes tyre.
Gjithashtu, të dyja tifozeritë kanë marshuar së bashku në rrugët e qytetit përpara ndeshjes së vlefshme për Ligën e Evropës.
Kujtojmë se tifozët e AEK-ut të Athinës, të Marseilles dhe të Livornos kanë krijuar atë që njihet si “trekëndëshi i vëllazërisë“.