E mrekullueshme të luash në “San Siro”, thotë Thuram

E mrekullueshme të luash në “San Siro”, thotë Thuram

Marcus Thuram për herë të parë përjetojë emocionet që prodhon derbin më i madh italian mes Interit dhe Milanit.

“Nerazurrët’ fituan derbin kundër rivalit të përbetuar Milanit (5-1), derisa një gol e shënoi pikërisht Thuram.

Ai duke folur për mediet italiane, u shpreh i ngazëllyer me fitoren dhe golin e realizuar. Thuram thotë se ishte e mrekullueshme të luash në ‘San Siro’.

“Goli? Ishim dy kundër dy me Dumfries. Unë mora topin dhe pashë që isha vetëm kundër mbrojtësit dhe gjuajta”, tha Thuram.

“Është e mrekullueshme të luash përballë këtyre tifozëve, ata janë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur”, përfundoi francezi.

Share This