E kryer, Pioli merr drejtimin e klubit të njohur arab

E kryer, Pioli merr drejtimin e klubit të njohur arab

Arabia Saudite raportohet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i trajnerit italian Stefano Piolit.

Ish-trajneri i AC Milanit, sipas medieve italiane, është vetëm një hap larg një marrëveshjeje me Al-Nassr.

Negociatat mes dy palëve thuhet se janë në fazën finale dhe shumë shpejtë pritet që Pioli të prezantohet në krye të Al-Nassr, skuadër në të cilën militojnë Mane, Brozovic dhe Cristiano Ronaldo.

Strategu italian do të zëvendësojë portugezin Luis Castros, i cili pritet të largohet nga Al-Nassr pas barazimit në ndeshjen e fundit.

Pioli siç raportohet, me klubin arab do të firmos kontratë trevjeçare dhe do të përfitojë 6-7 milionë euro në vit.

Share This