E kryer, Perisiç zgjedh klubin e madh holandez
Pas një periudhë të shkurtër te Hajduku i Splitit, Ivan Perisiç është bërë me klub të ri.
Reprezentuesi kroat karrierën do ta vazhdojë tek klubi i njohur holandez, PSV Eindhoven.
Sipas medieve të huaja, Perisiç tashmë ka kryer vizitat e zakonshme mjekësore me klubin holandez dhe pritet të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Ish-ylli i Interit kërkohej edhe nga Comon dhe Monza e Italisë, por kroati vendosi zgjodhi klubin e madh holandez.