
E kryer, Bardghji në Barcelonë, së shpejti testet mjekësore
Roony Bardghji është shumë pranë transferimit të bujshëm në “Camp Nou”.
Talenti 19-vjeçar i lindur në Kuvajt, që aktualisht luan për FC Kopenhagen, pritet të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim përpara se të firmosë kontratën me Barcelonën.
Sipas medieve spanjolle, klubi katalanas ka arritur marrëveshjen me skuadrën daneze për shumë 2 milionë euro, duke përfituar nga fakti që kontrata e Bardghji përfundon në fund të këtij viti.
I njohur për teknikën, shpejtësinë dhe vizionin në fushë, Bardghji është me origjinë siriane dhe konsiderohet një nga talentët më premtues të futbollit skandinav.
Barcelona e sheh atë si një investim për të ardhmen, por edhe si një element që mund të sjellë risi në repartin ofensiv.
Transferimi pritet të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të testeve mjekësor.