E konfirmon Di Maria: Pas Kupës së Amerikës pensionohem nga Argjentina
Sulmuesi Angel di Maria ka konfirmuar se do të pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Amerikës.
Argjentinasi ka luajtur rol kyç te kombëtarja e tij, pasi që brenda një kohe shumë të shkurtër e fitoi Kupën e Botës, si dhe Kupën e Amerikës.
Së fundmi, në një intervistë për “Todo Pasa”, Di Maria konfirmoi se turneu i radhës është i fundit për të në futbollin ndërkombëtar.
“Do të largohem nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Amerikës, do të jetë i fundit për mua”, ka thënë Di Maria.
“E përqafova Messin te PSG dhe i thashë: E vetmja gjë që jam falënderues është që arrita të luaj me ty tek një klub, të jem në gjendje të të shoh çdo ditë”, ka theksuar argjentinasi.