E konfirmon Deco: Roque i bashkohet Barçës në janar

E konfirmon Deco: Roque i bashkohet Barçës në janar

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Vitor Roque do t’i bashkohet katalanasve në muajin janar.

Roque në fitoren prej 3-0 kundër Santos luajti ndeshjen e fundit për Athletico Paranaense.

“Ai është një lojtar që tashmë kemi nënshkruar. Më lëndimin e Gavit, ne duhet të merrnim një vendim. Ata janë lojtarë në pozicione të ndryshme, por me trajnerin vendosëm që gjëja më e mirë është Vitor të inkorporohet menjëherë në skuadër”, ka thënë Deco.

Ai mendon se i riu do të mësojë nga puna me Robert Lewandowski.

“Ai lëviz mirë, luan mes hapësirave. Ai është i ri. Vitor do të jetë një tjetër lojtar që do të luftojë për të siguruar një vend në skuadër. Ai do të punon me Lewandowskin. E mira është se ai mund të mësojë gjithçka”, ka theksuar Deco.

Share This