E konfirmon “Bild”, alarm i kuq për Tuchel-in, trajneri i Bayernit drejt shkarkimit

E konfirmon “Bild”, alarm i kuq për Tuchel-in, trajneri i Bayernit drejt shkarkimit

“Alarmi i kuq për Tuchel-in” ky ishte titulli i vendosur nga “SportBild” në versionin online, pas humbjes së Bayern Munich ndaj Lazios me shifrat 1-0 në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Champions-it. 

Pesimizëm nga ana e shtypit gjerman, i cili e cilëson “shumë të afërt” eliminimin. Një situatë vërtetë kaotike për bavarëzët që kanë të dytët në Bundesligë dhe vijnë fill pas humbjes të rëndë 3-0 ndaj rivalit direkt të Bajern Leverusen. Vlen të theksohet fakti se pak kohë më parë Bayerni u eliminua nga Sarbrucken në Kupën e Gjermanisë.

Bayern humbi edhe Superkupën e Gjermanisë. Të gjitha këto disfata janë kthyer në një arsye të fortë kontestimesh për Tuchel që rrezikon seriozisht stolin.

Share This