E konfirmon agjenti: Yamal pranë rinovimit me Barcelonën

E konfirmon agjenti: Yamal pranë rinovimit me Barcelonën

Agjenti i talentit të ri, Lamine Yamal, ka konfirmuar se lojtari shumë shpejt do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.

Agjenti Jorge Mendes ka qenë këtë javë në Barcelonë për bisedime me drejtuesit e klubit dhe ka dhënë lajme pozitive për të ardhmen e talentit spanjoll.

“Kam folur vetëm për Lamine dhe gjithçka është në rregull. Ai do të rinovojë me Barcelonën”, tha Mendes për “Relevo”, transmeton RTKLive.

Menaxheri portugez përfaqëson gjithashtu edhe anësorin e Barçës, Ansu Fati. Sipas tij, nuk është biseduar për të ardhmen e Fati-t.

“Nuk kemi folur për Ansu Fati, por ai është një lojtar që ka treguar cilësinë e tij shumë herë dhe tani ka nevojë të luajë”, theksoi agjenti Mendes.

Kujtojmë se Fati ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në vitin 2027.

Share This