
E konfirmon agjenti: Neymar dëshiron rikthimin te Barça
Dëshira e Neymar-it për t’u rikthyer te Barcelona është konfirmuar nga agjenti i tij, Andre Cury.
Gjatë një interviste për ‘RAC1’, agjenti Cury ka folur për një rikthim të mundshëm të brazilianit në ‘Camp Nou’.
Agjenti i Neymar-it u shpreh se lojtari do të ishte i lumtur të vishte sërish fanellën e Barcelonës.
“Neymar do të ishte i lumtur të kthehej te Barça. Ai kurrë nuk duhet të ishte larguar, ai do ta priste me kënaqësi këtë rikthim. Mendoj se nëse klubi e dëshiron sërish lojtarin, atëherë kthimi i tij është i realizueshëm”. tha ai.
Aktualisht, 33-vjeçari është rikthyer te Santos, pas eksperiencës së tij në Arabinë Saudite me Al-Hilal.
Ai do të jetë lojtar i lirë më 30 qershor dhe do t’i hapen dyert për një lëvizje të mundshme te Barça në verë që po vjen.
A do të bëjë Barcelona një përpjekje për të rikthyer një nga yjet më të mëdhenj të historisë së tyre? Mbetet për t’u parë!