E konfirmon agjenti: Barcelona bisedoi me yllin e Napolit

E konfirmon agjenti: Barcelona bisedoi me yllin e Napolit

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez dhe drejtori sportiv Deco ka diskutuar me mesfushorin e Napolit Stanislan Lobotka për një kalim të mundshëm në Kataluni, kështu ka deklaruar agjenti i lojtarit.

Xavi në fakt në konferencë për shtyp kishte dhënë lëvdata për Lobotkan, duke e cilësuar si lojtari që mund të ketë sukses në “Camp Nou”.

Agjenti i Lobotkas Branislav Jasurek ka zbuluar se në të kaluarën kishte pasur negociata me Barcelonën, por që Napoli e bllokoi një transferim të mundshëm.

“Biseduam me Decon, Barcelona dëshironte ta transferonte por shumë gjëra duhet të ndodhin”.

“Stanit i pëlqeu deklaratat e Xavit, më dërgoi një ‘screenshot’ dhe unë i dërgova një tjetër gjatë tërë bisedave që kam pasur me Xavin”.

“Biseduam me Napolin për një ofertë nga liga arabe, na premtuan shumë para por menaxheri tha “jo, ne nuk negociojmë me ta”.

“E njëjta ndodhi me Osimhen, por për të oferta më e mirë ishte nga Evropa. Arabia Saudite do ta ndryshonte jetën e Stanislav në anën financiare, por ai dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve dhe nëse ndonjë ofertë vjen në të ardhmen, do ta vlerësojmë”.

“Është afër 30 vjet, nuk ka shumë kohë në futbollin profesional”.

Lobotka ka luajtur në Spanjë te Celta për tre vite, para se t’i bashkohej Napolit në vitin 2020.

Share This