E konfirmojnë nga Argjentina: Scaloni do t’i thotë lamtumirë kombëtares pas “Copa America”

E konfirmojnë nga Argjentina: Scaloni do t’i thotë lamtumirë kombëtares pas “Copa America”

Tashmë e konfirmojnë edhe mediat në Argjentinë, Lionel Scaloni do të largohet nga pankina e kombëtares.

Sipas tyre, ai do ta bëjë këtë pas “Copa America 2024”. Scaloni e çoi Argjentinën në majën e qiellit, duke fituar Kupën e Botës në Katar.

Pas fitores ndaj Brazilit në eliminatore, ai theksoi në një konferencë për shtyp se kombëtarja argjentinase ka nevoj për një trajner më energjik, duke forcuar kështu zërat e largimit të tij.

Gjithashtu thuhet se Scaloni është i lidhur me Lazion me një transferim të mundshëm në Serie A sezonin e ardhshëm.

Share This