
“E kanë hallin te numrat, s’janë të pazëvendësueshëm”: Bajrami flet për bllokimin që po e bën VV-ja
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka hallin te votat, dhe se nëse do të kishte numrat, nuk do të bllokohej seanca konstituive.
Ajo në “Dukagjini” ka thënë se Qeveria në largim po e sheh vetën si të rëndësishme e të pazëvendësueshme.
“Më lejoni t’u them këtu se këta po e shohin vetën si aq të rëndësishëm, nuk janë të pazavendësueshëm, asnjëri prej tyre. Nëse kanë numrat, nuk kanë nevojë ta bllokojnë, këta hallin e kanë te numrat, askund tjetër” – u shpreh ajo, transmeton Nacionale.
Tutje, Bajrami ka shtuar se nëse VV-ja do t’i kishte 61 numra, do e votonte raportin, kryeparlamentarin e nënkryetarët.
Pas një ore, shpjegoi ajo, VV do të mund të thirrte seancë për votimin e Qeverisë.
“Nëse kanë 61 numra, 61 vota për votimin ta zëmë të raportit, nuk do të vareshin prej votave të opozitës, do e votonin raportin, pas disa minutave kryeparlamentarin e nënkryetarët, pas një ore kryeministrin dhe kabinetin, asnjë vakuum nuk do të ndodhte. Gjatë kësaj ore, Kurti do të mund t’ia dorëzonte detyrën zëvendëskryeminstrit” – tha Bajrami.