E do Barça, por Manchester City kërkon 8 milionë për huazimin e mesfushorit
Largimi i Kalvin Phillips nga Manchester City nuk është më një sekret.
Në “Etihad” po kërkojnë një rrugëdalje për lojtarin, të cilin Pep Guardiola nuk e ka në plane. Por nuk duket një çështje e lehtë edhe pse flitet për një transferim.
Sipas “The Guardian”, City kërkon një shumë të lartë për ta huazuar Phillips për gjysmë sezoni: 8 milionë euro.
Klubet që shpresojnë të nënshkruajnë me Kalvin Phillips po presin që Manchester City të tërhiqet nga kërkesa për një tarifë huazimi prej 8 milionësh. Crystal Palace, Newcastle dhe West Ham po e ndjekin mesfushorin, ndërsa interesim ka edhe nga Barcelona, Atlético e Madridit dhe Juventusi”.
Në mesin e kandidatëve, të cilët janë disa, është edhe Barcelona. Klubi Blaugrana kërkon të forcojë mesfushën në merkaton e dimrit. Deco e konsideron thelbësore përfshirjen e një mesfushori, pasi Oriol Romeu nuk i ka përmbushur pritshmëritë. I zgjedhuri nga drejtori sportiv i “blaugranave” është pikërisht Kalvin Phillips. Në Barcelonë janë të vetëdijshëm se operacioni është shumë i komplikuar, por përpjekjet do të bëhen.
Të gjithë shpresojnë që kërkesat të ulen dhe të arrihet një marrëveshje sa më shpejt. Anglezi mbërriti në “Etihad” në verën e vitit 2022 nga Leeds. Për transferimin e tij janë paguar 49 milionë euro.
Këtë sezon ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar, duke bërë vetëm katër paraqitje në Premier League. Në moshën 28-vjeçare ai do të përpiqet t’i japë një tjetër impuls karrierës së tij larg “Etihadit”.