E dimë çfarë duhet të bëjmë ndaj Çekisë, thotë Mitaj
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet që prej ditës të hënës në Tiranë në kuadër të dy sfidave të radhës të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë me 11 tetor luajnë në udhëtim tek Çekia, derisa tri ditë më vonë përballen me Gjeorgjinë.
Mbrojtësi i Al-Itihadi të mërkurën në një konferencën për media, ka thënë se Shqipëria e njeh kundërshtarin e radhës, dhe sipas tij, kuqezinjtë e dinë se çfarë duhet bëjnë në duel me çekët.
“Me Çekinë kemi luajtur vitin e kaluar dy herë. E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, thuajse të gjithë lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre. Kanë luajtur mirë dhe nuk besoj se do kemi probleme në këtë aspekt”, ka theksuar Mitaj.