E bujshme nga Turqia, Fenerbahce kërkon “azil” në ligat kryesore të Europës

E bujshme nga Turqia, Fenerbahce kërkon “azil” në ligat kryesore të Europës

Lajme të bujshme vijnë nga Turqia për klubin e Fenerbahce. Pas sulmit në fushë nga disa ultras të Trabzonspor, thuhet se klubi po shqyrton mundësinë e braktisjes së ligës turke dhe të kërkojë një strehim në La Liga të Spanjës ose në Ligue 1 të Francës.

Një mbledhje e përgjithshme e jashtëzakonshme u thirr të martën më 2 prill për të bërë një bilanc të situatës dhe për të marrë një vendim për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren, duke përfshirë mundësinë e kërkimit të “azilit” në një kampionat tjetër.

Një hipotezë e bujshme, e cila do të shënonte jo vetëm historinë e Fenerbahce, por që mund të prishte edhe të gjithë panoramën e futbollit evropian.

Sipas “Marca” që citon median turke ‘BTP’, Fener mund të kërkojë një transferim në ligat kryesore spanjolle, franceze, holandeze dhe belge.

Megjithatë, duket se nuk ka asnjë hapje në lidhje me mundësinë për të kërkuar mikpritje nga Serie A, Premier League apo Bundesliga .

Në çdo rast, nuk do të ishte një transferim i thjeshtë për t’u realizuar. Për momentin, në fakt, nuk është ende e qartë sesi Fenerbahce mund të hyjë në një kampionat të huaj pa prishur kalendarët dhe hierarkitë e saj dhe pa penalizuar tifozët e saj që prej disa ditësh janë në shok dhe kërkojnë siguri për të ardhmen.

Share This