E bujshme nga Italia, Interi në sulm për talentin shqiptar

E bujshme nga Italia, Interi në sulm për talentin shqiptar

Duket se “zikaltërit” e Inter kanë filluar të “bien në dashuri” me shqiptarët dhe kjo duket, që nga afrimet e merkatos, me Kristjan Asllanin që po kthehet në një lojtar të madh, te nënkampionët e Evropës, me Ramadanin, që kërkohet nga Ausilio dhe me Bajramin e vëllezërit Shpendi, që ndoshta në një të ardhme mund të arrijnë të jenë pjesë e “gjigantëve” të Milanos.

Mirëpo, lista duket të jetë më e gjatë dhe tashmë në radarët e “zikaltërve” ka rënë djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vatës, Rocco Vata, i cili është prodhim i akademisë së Celtic dhe aktualisht luan për skuadrat e moshave, por ndonjëherë edhe në të parën e “gjigantëve” skocezë.

Klubi zikaltër dërgoi përfaqësues të vetët për të ndjekur nga afër ndeshjen të rinjve mes Lazios dhe Celtic, ku objektivi kryesori ishte pikërisht Vata, i cili ka kontratë me skocezët deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, dhe tek Inter janë gati të ta transferojnë për vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Celtic si klubi që e ka formuar futbollistin.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, që janë pranë klubit “zikaltër” Ausilio e Marotta e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Share This