E bujshme: Në Spanjë raportohet për një marrëveshje mes Barcelonës dhe Neymarit
Neymari ka arritur akordin me Barcelonën. Sulmuesi brazilian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë në “Camp Nou”.
Stadium ku kaloi 4 sezone fantastike përpara se të kalonte te PSG për 222 mln euro. El Chiringuito zbulon se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta.
Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në 2026, dhe 13 milionë euro pagë sezonale.
Tani duhen bindur drejtuesit e PSG-së, të cilët kërkojnë 150 mln euro për ta lënë të lirë. Por, Barcelona nuk ka asnjë mundësi të paguajë një shumë të tillë.
Vetë Neymar po bisedon me presidencën e kampionëve të Francës, duke kërkuar një kompromis. Zgjidhja mund të arrihet falë një huazimi.
Me Barcelonën që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për rreth 50 milionë paund në verën e vitit 2024.
Gjatë aventurës së parë me skuadrën katalanase, Neymar shënoi 105 gola në 186 ndeshje.