E bujshme, klubi i madh italian interesohet për Albian Hajdarin

E bujshme, klubi i madh italian interesohet për Albian Hajdarin

Skuadra që do të garojë në Ligën e Kampionëve qysh nga sezoni 2024/25, Bologna, ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin kosovar Albian Hajdari.

Hajdari që sa vite po mahnit në Superligën e Zvicrës ndërsa është i gatshëm për të bërë hapin e madh të karrierës.

Gazetari Nicolo Schira ka raportuar së fundmi që Bologna po e vëzhgon nga afër Hajdarin, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe “Kmedia”.

“Bologna po e vëzhgon nga afër kampionatin suedez. Klubi italian, që renditet në vendin e tretë në Serie A, është interesuar për trajnerin Mattia Croci-Torti dhe mbrojtësin Albian Hajdari. Pas transferimeve të suksesshme së Ndoye, Calafiori dhe Aebischer, Bologna po tenton të bëjë mirë sërish”, shkruhet ndër të tjera.

Hajdari si një pjesë e madhe e lojtarëve përfaqëson kombëtaren e Zvicrës U21, mirëpo nuk ka zhvilluar ende asnjë përballje për ekipin A prandaj ka të drejtë të luajë për Kosovën, raporton nacionale.

Sidoqoftë, deri më tani Hajdari nuk ka dhënë asnjë shenjë që mund ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, duke qenë se është pjesë e grupmoshave të Zvicrës që nga U15.

Share This