E bujshme! Jose Mourinho zëvendëson Xavin të Barcelona

E bujshme! Jose Mourinho zëvendëson Xavin të Barcelona

Jorge Mendez, agjenti i trajnerit portugez Jose Mourinho, thuhet se ka nisur bisedimet me presidentin e Barcelona, Joan Laporta, për të sjellë 60-vjeçarin në stolin e klubit katalanas.

Një deklaratë kjo e dhënë sot nga e përditshmja “El Nacional”, që pretendon se portugezi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelona nëse ikën Xavi. Ky i fundit nuk po kalon një moment të mirë me Barcelonën, ndërkohë që Mourinho u shkarkua dy ditë më parë nga detyra e trajnerit të Romës.

Nëse Mourinho do të bënte këtë lëvizje, do të ishte një tronditje për tifozët, duke pasur parasysh kohën e tij si trajner i rivalëve të Real Madridit, ku fitoi një La Liga dhe një Kupë të Mbretit, raporton telesporti.

Për momentin, këto zëra janë thjesht spekulime edhe për faktin se Laporta sot konfirmoi Xavi në stol.

Gjithsesi, zërat se Mendez ka takuar apo biseduar me presidentin e Barcelona lënë të mendosh se mund të ketë surpriza së shpejti.

Share This