E ardhmja e Zidane varet nga ‘Euro 2024’

E ardhmja e Zidane varet nga ‘Euro 2024’

Zinedine Zidane është gati të kthehet në detyrë për një eksperiencë të re.

I përmendur shpesh për një kalim te Bayern Munchen, trajneri francez duket se ka ide të qarta në lidhje me atë që do të bëjë.

Siç ka bërë të ditur “El Mundo Deportivo”, opsioni që tundon më shumë Zidane është ai që do ta çonte te stoli i kombëtares franceze.

Pasi ka refuzuar ofertat e ndryshme që ka marrë në javët e kaluara, “Zizou” do të donte të kurorëzonte ëndrrën për të drejtuar stolin e “Gjelave”, duke marrë vendin e Deschamps.

Në lidhje me këtë, ecuria e Francës në “Euro 2024” mund të rezultojë vendimtare. Zidane, në fakt, po vlerëson me kujdes situatën e Deschamps, i cili është blinduar nga federata me një kontratë deri në 2026-ën.

Share This