E ardhmja e sulmit kuqezi
Futbollistët shqiptarë kanë spikatur me paraqitjen e tyre si me klubet, si me përfaqësuesen dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA.
E teksa të gjithë tifozët shqiptarë janë të gjithë janë “sy e veshë” për të parë se çfarë plani ka Silvinjo për sfidën e 12 tetorit 2023 kundër Republikës Çeke, pasi Broja është rikuperuar plotësisht ndërsa Muçi po kalon një moment fantastik.
Broja u rikthye në dispozicion të Çelsit pas thuajse 10 muajsh, duke bërë që të festojnë, përtej humbjes me Aston Vilën, edhe tifozët e bluve londinezë, por edhe tifozët kuqezi.
Madje ai ka marrë një vëmendje të veçantë mori edhe nga një postimi i UEFA-s në faqen zyrtare.
“Armando Broja zjarr. U rikthye në fundjave pas një dëmtimi”, shkruan UEFA, postim i shoqëruar me golin e famshëm që Broja i realizoi Hungarisë në Eliminatoret e Botërorit të shkuar. Me Brojën që duhet të gjejë ende formën e tij optimale, futbollisti tjetër kuqezi i momentit është Ernest Muçi.
Talenti kuqezi zhvilloi një ndeshja fantastike përballë Aston Vilës në Ligën e Konferencës, ku realizoi një dygolësh.
Pasi u nominua si lojtari më i mirë i ndeshjeve të para, faqja zyrtare e veprimtarisë së 3-të të klubeve të kontinentit vijon të mos i ndahet sulmuesit shqiptar:
“Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, shkruhet në postimin e saj.
Muçi dhe Broja janë padyshim e ardhmja e sulmit kuqezi dhe duket se këtë e ka parasysh edhe UEFA.