E ardhmja e Sarrit në dyshim, trajneri mund të largohet nga Lazio

E ardhmja e Sarrit në dyshim, trajneri mund të largohet nga Lazio

Kontrata thotë deri në vitin 2025, por qëndrimi i Maurizio Sarrit te Lazio, duke nisur nga vera e ardhshme, nuk është i sigurtë.

Trajneri toskan, që drejton skuadrën kryeqytetase nga viti 2021, kërkon sqarime për projektin e bardhekaltërve nga Lotito: në qershor të dy do të ulen të bisedojnë, por ish-trajnerit të Napolit sigurisht që nuk i mungojnë alternativat.

Ditët e fundit, menjëherë pas Superkupës së Italisë të luajtur në Arabinë Saudite, zbulon Il Messaggero, Milani ka filluar të mendojë për të, por nuk është për tu lënë mënjanë edhe pista Fiorentina në rast të lamtumirës të trajnerit Italiano.

Që nga vera e kaluar, marrëdhëniet midis Sarri dhe presidentit Lotito nuk kanë qenë shumë të mira: strategjitë e merkatos e ndajnë trajnerin nga pronari, me shumicën e objektivave të treguara nga trajneri të shpërfillur për t’u fokusuar në profile të tjera.

Në fund të kampionatit Sarri do të mendojë me kujdes se çfarë të bëjë: është e rëndësishme të theksohet se për Milanin do të ishte një rrugë alternative.

Në fakt, emri në kryesor për klubin kuqezi është ai i Antonio Conte, i gatshëm të kthehet në pankinë pas pushimit. Shumë më e mundshme për të parë ish-bankierin në krye të Fiorentinës: në qershor italiani mund të thotë lamtumirë.

Share This