
E ardhmja e Partey në dyshim, ngecin negociatat me Arsenalin
E ardhmja e Thomas Partey te Arsenali raportohet se është e pasigurt, ndërsa kontrata e mesfushorit ganez skadon më 30 qershor 2025.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, bisedimet për rinovim kanë ngecur, duke e bërë qëndrimin e tij në “Emirates” të vështirë.
Partey, i cili tek Arsenali ishte transferuar në vitin 2020 nga Atletico Madrid për 50 milionë euro, ka qenë një figurë kyçe për Mikel Artetan, duke luajtur 50 ndeshje në sezonin 2024/25, me 4 gola dhe 3 asistime.
Kontributi i tij ishte thelbësor në arritjen e vendit të dytë në Premier League dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, pavarësisht një oferte të paraqitur 10 ditë më parë, mungesa e një marrëveshjeje – veçanërisht mbi kohëzgjatjen e kontratës, ka rritur gjasat për një largim të mundshëm në këtë verë të lojtarit gjatë kësaj verë.