E ardhmja e Mourinhos larg “Stamford Bridge”, Chelsea synon 2 emra të tjerë
Shumë tifozë të Chelsea-t shpresonin për rikthimin e “Special One” në stolin e skuadrës londineze, por sipas “Daily Mail” operacioni nuk ka gjasa të ndodhë.
Në fakt, tabloidi pretendon se agjentët e José Mourinhos nuk kanë asnjë lajm për ndonjë interes nga “blutë”.
Klubi i Todd Boehly gjithashtu bëri të ditur për shtypin britanik se nuk do të ndahet me trajnerin aktual Mauricio Pochettino.
Edhe nëse aventura e ish-trajnerit të PSG-së dhe Tottenham-it në Londër do të përfundonte, Chelsea do të zgjidhte një trajner tjetër dhe jo Mourinhon.
Sërish sipas Daily Mail, “blutë” do të ishin më të interesuar për profile të tilla si Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës ose Roberto De Zerbi i Brighton.
Pas shkarkimit të tij nga Roma, Mourinho do të duhet të kërkojë diku tjetër për t’u rikthyer në stol në muajt e ardhshëm.