E ardhmja e Brojës larg Chelsea-s, sulmuesi shqiptar në shitje
Chelsea duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që të shesë në afatin kalimtar të verës.
Armando Broja dhe Trevoh Çalobah, dy lojtarët që kanë dalë nga akademia e “bluve” të Londrës janë dy emrat që priten të largohen nga “Stamford Bridge”.
Sulmuesi kuqezi, që aktualisht është i huazuar te Fulham, nuk po gjen hapësira te skuadra e re, ku ka luajtur pak minuta në pjesën e dytë të sezonit.
West Ham dhe Wolves janë dy nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar.