E ardhmja e Ansu Fatit, babai i sulmuesit zbulon klubin ku do të transferohet
E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet e Barcelona-s dhe të trajnerit Xavi Hernandez.
Në këtë sezon me Brighton sulmuesi numëron 28 paraqitje, duke shënuar vetëm katër gola dhe duke dhënë një asist.
Sipas raportimeve të medieve angleze, vetë lojtari dëshiron të kthehet në Spanjë dhe të veshë fanellën e Sevilla-s dhe po kërkon një transferim të përhershëm për të shkëputur përfundimisht marrëdhënien me Barcelona-n, me të cilën ka kontratë deri në 2027-ën, raporton SS.
Për të përforcuar lajmet në fjalë, babai i sulmuesit Bori Fati deklaroi: “Do të ishte i çmendur të kthehej te Barcelona. Sevilla është një klub shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë që transferimi të realizohet këtë verë”.