Dyshohet se është goditur me thikë ish-ylli i PSG dhe Napolit
Ish-ylli i Paris Saint-Germain Ezequiel Lavezzi u dërgua me urgjencë në një spital në Uruguaj pasi dyshohet se është sulmuar me thikë në shtëpinë e tij.
Ish-anësori u dërgua në Sanatorio Cantegrill pasi ndoshta u godit me thikë, raporton Clarin.
Ndërsa media pretendon se incidenti ndodhi gjatë një debati në një festë familjare që Lavezzi po organizonte në shtëpinë e tij, TyC Sports thotë se familja i ka hedhur poshtë këto fjalë dhe këmbëngul se ai ra nga shkalla teksa ndërronte një llambë.
“Në datën 20 dhjetor, një thirrje mbërriti në Arenas de Jose Ignacio, ku u kërkoua mbështetje nga shërbimet e urgjencës. Kur policia mbërriti, ishte viktima Ezequiel IVAN LAVEZZI, i cili ishte plagosur dhe po trajtohej… Dr. Agustini, i cili konstatoi thyerje të shpatullës dhe e transferoi në Sanatorio Cantegril, për momentin nuk dihet se si ka ndodhur lëndimi, ai ka qenë në një festë”, thuhet në njoftim.
Ish-reprezentuesi argjentinas Lavezzi u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 pasi kaloi tre vjet me skuadrën kineze Hebei China Fortune.
Derisa, sulmuesi, tani 38-vjeç, ka luajtur për Napolin dhe PSG-në.