Dygolësh i Hojlund, Manchester United merr fitoren e katër radhazi
Katër fitore radhazi në Premier League për Manchester United, që tashmë sheh me optimizëm drejt zonës Champions.
Suksesin e radhës “Djajtë e Kuq” e arritën në fushën e Lutonit me rezultatin 1-2.
Interesant fakti që të tre golat e ndeshjes u shënuan brenda 14 minutash lojë, me miqtë që shfrytëzuan pasigurinë e vendësve që në start për marrë një fitore me shumë vlerë.
Shumë pak pasi topi u shkelmua nga qendra për fillimin e lojës, “Djajtë e Kuq” zhbllokuan rezultatin me Rasmus Hojlund.
Futbollisti danez gjeti golin e dytë personal në minutën e shtatë, i shërbyer nga Garnacho.
Dy gola për shtatë minuta ishte goditje e rëndë për Lutonin, që gjithsesi i rihapi shpejt ndeshjen falë golit të Morris në të 14-tën.
Edhe pse deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit me gjithë shtesat u luajtën rreth 85 minuta lojë, nuk pati më ndryshim tjetër rezultati, raporton SS.
Për Manchester United ishte fitorja e 14 në Premier League, ndërsa Lutoni pësoi humbjen e 14-të e për rrjedhojë renditet pranë zonës së rënies (vendi i 17-të).