Dybala “show”, Roma bën hapin e madh në garën për Champions
Paulo Dybala 3, Torino 2. La Joya shënoi një tregolësh në “Olimpico”, duke mposhtur praktikisht i vetëm skuadrën e drejtuar nga Juric.
Dhe duke u dhuruar Romës një fitore të rëndësishme për objektivin Champions.
Argjentinasi realizoi me penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë shënoi dy gola të bukur. Duvan Zapata barazoi përkohësisht, ndërkohë që autogoli i Huijsen erdhi shumë vonë.
Verdhekuqtë renditen të gjashtët dhe ndodhen 4 pikë larg Bolognës së vendit të katërt. Vendi i dhjetë me 36 pikë për skuadrën “granata”.