
Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të mposhtur 3-2 Porton dhe për t’u kualifikuar në fazën e 16-shes, ku do të përballet me një nga Lazio dhe Athletic Bilbao.
Në Olimpico, portugezër kaluan në avantazh të parët në minutën e 27-të me një goditje të shkëlqyer nga Samu.
Goli zgjoi menjëherë verdhekuqtë dhe në veçanti Dybala, i cili në mes të 35′ dhe 39′ ktheu ndeshjen, fillimisht duke kompletuar një trekëndësh të bukur me Shomurodov dhe më pas duke befasuar Diogo Costa në shtyllën e afërt pas një shkëmbimi me Koné.
Në minutën e 51-të Eustaquio u përjashtua me karton të kuq për një goditje ndaj Paredes, Roma u afrua për të trefishuar, por rrezikoi një goditje në minutën e 69-të kur Samu kaloi N’Dicka-n, por goditi shtyllën në një kundër një me Svilar. Në minutën e 83-të Pisilli mbylli llogaritë me një asistim të Angelino. Në fund ka kohë dhe për një autogol të Rensch.