Dybala: Jam i lumtur me fitoren, doja të shënojë tri gola

Dybala: Jam i lumtur me fitoren, doja të shënojë tri gola

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ishte protagonisti i madh në fitoren e Romës ndaj Cagliarit (4-0), ndeshje kjo e luajtur të hënën mbrëma në kuadër të Serie A.

Dybala, i cili shënoi dygolësh në këtë fitore, tha se kjo fitore është shumë e rëndësishme për ‘romakët’.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim për t’i dhënë vazhdimësi asaj që kishim bërë në ndeshjet e mëparshme. Skuadra u përgjigj shumë mirë. Jemi shumë të lumtur, sepse e përfunduam ndeshjen ashtu siç donim, pra bërë lojën tonë dhe atë që kërkon trajneri nga ne”, ka thënë Dybala.

Argjentinasi thotë se është i zhgënjyer që nuk ia doli të shënojë het-trik.

“Jam i zhgënjyer me dy golat, doja të shënoja tre. Megjithatë, jam i lumtur sepse bëra një paraqitje të pabesueshme”, ka theksuar kampioni i botës me Argjentinën.

Share This