
Dy të vdekura në vetaksidentin në Fushë-Kosovë
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Fushë-Kosovë të hënën në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekja e shoferes dhe pasagjeres u konfirmua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas policisë, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë, raporton rtk.