Dy të vdekur pas sulmeve ruse në Ukrainë, nuk dihet për fatin e bisedimeve

Dy të vdekur pas sulmeve ruse në Ukrainë, nuk dihet për fatin e bisedimeve

Dy persona, njëra nga to vajzë 9-vjeçare, janë vrarë si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia ndaj Ukrainës sot.

Sipas raportimeve, forcat ajrore të Ukrainës thanë se trupat ruse lëshuan rreth 109 dronë dhe pesë raketa në të gjithë Ukrainën gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës. Tre nga raketat dhe 42 dronë u shkatërruan, ndërsa 30 dronë të tjerë nuk arritën objektivat e tyre dhe nuk shkaktuan dëm, raporton AP.

Vajza u vra nga një sulm në fshatin Dolynka, afër vijës së frontit në rajonin e Zaporizhjës, dhe një 16-vjeçar u plagos, tha guvernatori i Zaporizhjës, Ivan Fedorov.

“Një shtëpi u shkatërrua. Goditja e shpërthimit dëmtoi gjithashtu disa shtëpi të tjera, makina dhe ndërtesa ndihmëse,” shkroi Fedorov në Telegram.

Ndërkaq guvernatori Oleksandr Prokudin njoftoi në të njëjtin rrjet social se një burrë u vra nga bombardimet ruse në rajonin e Khersonit.

Pas këtij veprimi, nuk dihet nëse përfaqësuesit e dy shteteve do të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve për paqe të propozuara nga Moska javën e ardhshme në Stamboll, raporton rtk.

Share This