
Dy të vdekur në Vushtrri, dorasi pas viktimës vret dhe veten
Dy persona kanë vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dorasi fillimisht ka vrarë viktimën grua, pastaj e ka mbytur veten.
Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokurori kujdestar është në vend të ngjarjes. Dy persona janë të vrarë, një burrë dhe një grua. Dyshohet se fillimisht burri ka vrarë një grua, pastaj veten”, konfirmon ai.
Preteni më tej ka konfirmuar se janë gjetur disa gëzhoja në vend të ngjarjes.