Dy të arrestuar për vjedhje të rënda

Dy të arrestuar për vjedhje të rënda

Dy persona janë arrestuar sot në Fushë Kosovë si të dyshuar për disa vjedhje të rënda në së paku dhjetë raste.

Rastet sipas policisë kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë  një grup prej katër personave të dyshuar.

“Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar ndërsa kanë sekuestruar gjësende  për të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe 4 automjete për të cilat janë dyshimet se u përdorën për kryerjen e veprave. Personat e dyshuar me vendim Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  dhjetë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të dy të dyshuarve të tjerë të cilët i ka identifikuar tashmë, raporton rtk.

Share This