Dy skuadrat e Suharekës i bashkohen Prishtinës dhe Dritës në gjysmëfinale të Kupës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Suhareka i bashkohen Prishtinës dhe Dritës në gjysmëfinalen e kësaj garë interesante në vendin tonë.
Ballkani mundi në udhëtim Malishevën, me rezultat 0-3, të enjten pasdite.
Danfa (25’), Gripshi (44’, 50’) shënuan për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, e cila kalon në rrethin e radhës në Kupën e Kosovës.
Ndërkohë, “vizën” për në gjysmëfinale e siguri edhe Suhareka, e cila në udhëtim mundi Vjosën, me rezultat 0-1. Zeka (81’), realizoi golin e fitores për suharekasit.