Dy gola e një asistim, Milot Rashica protagonist në fitoren e Besiktasit ndaj Bilbaos
Sulmuesi Milot Rashica ka shkëlqyer në paraqitjen e parë me Ole Gunnar Solskjaer si trajner, duke shënuar dy gola si dhe dhuruar një asistim në fitoren ndaj Athletic Bilbaos.
Rashica ishte mahnitës në tërë përballjen, për të zhvilluar sfidën më të mirë në këta muajt e fundit, që përfundoi me rezultat 4:1 në të mirë të gjigantit turk.
Pas 17 minutave lojë, me një supergol nga distanca Rashica e zhbllokoi rezultatin.
Atletico u kthye në lojë falë Unai Gomez, i cili realizoi një vollej fantastike brenda zonës (45’).
Megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë, Rafa Silva e gjeti për mrekulli Rashicën, i cili me një tjetër finalizim perfekt e dërgoi topin brenda rrjetës (60’).
Në fund, Rashica dhuroi edhe një asistim – te Silva, që nuk e kishte të vështirë ta finalizonte nga afërsia (77’).
Besiktasi përndryshe realizoi në minutat e fundit falë Joao Marios nga pika e bardhë për ta vulosur fitoren e thellë (90+2′).
Besiktas me këtë fitore ngjitët në pozitën e 18-të me nëntë pikë, ndërsa për Bilbaon kjo ishte humbja e parë në fazën e ligës, ku renditen në pozitën e dytë me 16 pikë.