Dy gjigantët italiane pas Zirkzee

Dy gjigantët italiane pas Zirkzee

Dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Milan raportohet se janë duke bërë garë të ashpër për yllin e Bologna-s, Joshua Zirkzee.

Zirkzee është duke bërë një sezon të madh me skuadrën italiane dhe tashmë ai është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë dy klubet italiane, Juve dhe Milan.

Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ dhe ‘Rossonerët’ janë hedhur në sulm për yllin e Bologna-s.

“Është një garë e hapur mes Juventusit dhe Milanit për Zirkzee”, shkruajnë mediet italiane.

Krerët e torinezëve dhe milanistëve mësohet se tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e Zirkzee për transferimin e tij gjatë kësaj verë.

Share This