“Dy fajtorët”, Rama thotë se Kurti dhe Murati po i bëjnë dëm Prishtinës

“Dy fajtorët”, Rama thotë se Kurti dhe Murati po i bëjnë dëm Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, po pengojnë realizimin e projekteve strategjike të infrastrukturës në kryeqytet.

“Për Unazën e Kryeqytetit, Albin Kurti dhe Hekuran Muarti janë dy fajtorët. Ma merr mendja që është Kurti se Hekuran Murati është i drejtuar nga Kurti”, tha Rama.

Rama tha se ndonëse komuna ka siguruar fonde – përfshirë edhe grante për projekte kyçe si Unaza e Kryeqytetit, rruga A dhe platforma që lidh Arbërinë me Pallatin, Qeveria nuk po i lejon të ecin përpara.

“Infrastrukturë që i ka munguar kryeqytetit, kemi investime të shumta nga sektori privat që 20 vite, derisa nuk kemi pasur investime strategjike në infrastrukturë në kryeqytet. E kemi Rrugën A, e cila është duke u zhvilluar, Rrugën B që lidhet me Rrugën A, e kemi unazën e brendshme që është në përfundim e sipër. Kemi punë në të gjitha pjesët e qytetit, i lus qytetarët që të kenë konsideratë. Platforma që e ndërlidh Arbërinë me Pallatin, edhe kjo bllokohet nga Qeveria. Unaza e Kryeqytetit, një projekt madhor që e kemi bërë gati, që ka qenë projekt i fjetur, e kemi bërë të gjallë, e kemi krijuar projektin derisa i kemi pasur fondet. Gjysma e këtyre fondeve kanë qenë grante – do të thotë pare falë – derisa Ministri Murati nuk e lejon që ky proces me shku përpara”, tha Rama në ”Click” të RTV21.

Ai tutje tha se ndërhyrjet nga ministri në detyrë, Hekuran Murati, dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve po pengojnë zbatimin e projekteve kyçe si nënkalimi “Agim Ramadani”, platforma “Pallat-Arbëri” dhe sheshi “Xhorxh Bush”.

“Ministri në detyrë i Kulturës, Hekuran Murati shfyrtëzon inistutucionet e veta vartëse për me blloku në mënyrë jo ligjore punimet”, tha Rama

“Kemi fillu me nenkalimin ”Agim Ramdanin” për të cilin e kemi kërkuar lejën. NA zhagatin neve një vit e më shumë dhe na e bllokojnë punimet”, deklaroi Rama.

“Në procesin e sheshit ”Xhoxh Bush” ne ligjërisiht kjo zonë nuk është në mbrojtje nuk ka bazë ligjore ministria a po IKMM-ja me i ndal punimet tona. Ne kemi kërkuar pëlqimin edhe pse nuk ka nevojë dhe prap kanë thënë jo”, shtoi Rama.

Sipas Ramës, “Këta njerëz kanë frikë të madhe prej Përparim Ramës dhe ekipes tim se jemi duke bërë punë që nuk janë bërë asnjëherë”.

Share This