Durmishi: Ura e Badocit është stabile

Durmishi: Ura e Badocit është stabile

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se ura e Badocit është stabile.

Kjo deklaratë e Durmishit vjen pas disa reagimeve që janë bërë ditën e martë, ku ka pasur kritika se kjo urë është lëshuar për qarkullim pa u testuar.

“Ura e Badocit është stabile. Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit. Ura e Badocit është projektuar e ndërtuar me standardet më të larta të projektimit e ndërtimit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë këtu atestet paraprake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj.

“Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre ditëve aty kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, ka thënë Durmishi.

Share This