Dumfries i Holandës: Ne mund ta fitojmë Evropianin

Dumfries i Holandës: Ne mund ta fitojmë Evropianin

Futbollisti i Holandës, Denzel Dumfries mendon se skuadra e tij mund ta fitojë Evropianin ‘Gjermani 2024’ nëse vazhdon me formën e mirë.

‘Tulipanët’ eliminuan Turqinë (2-1), duke prekur gjysmëfinalen e EURO 2024.

Dumfries, i cili asistoi në golin e Gakpo-s, tha se bashkëlojtarët e tij ‘luftuan’ si luan në duel me Turqinë.

Ai është i bindur se Holanda mund ta fitojë Evropiani, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

“Duke luajtur në këtë mënyrë do të fitojmë Evropianin dhe do të bëhemi kampionë. Djemtë luftuan si luanë në çdo pëllëmbë të fushës”, ka thënë Dumfries.

Holanda në gjysmëfinale do të ndeshte me Anglinë, kjo e fundit eliminoi Zvicrën.

Share This