
Dukagjini pret Feronikelin 74, pikët jetike për klinasin
Dukagjini do të përballet me Feronikelin 74 në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.
Për klinasit, kjo sfidë është vendimtare në betejën për mbijetesë, pasi çdo pikë është e artë në këtë fazë të kampionatit.
Skuadra e trajnerit Ismet Munishi ndodhet aktualisht në vendin e nëntë me 37 pikë dhe ka nevojë jetike për fitore, për të mbajtur gjallë shpresat për një përfundim më lartë në tabelë.
Atmosfera në kampin e Dukagjinit është pozitive pas barazimit në Gjilan dhe ekipi synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe mbështetjen e tifozëve vendas.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 tashmë është larguar nga elita dhe luan pa presion, por pritet të paraqitet dinjitetshëm në këto ndeshje të fundit.
Megjithatë, motivimi dhe nevoja për pikë e bën Dukagjinin favorit në letër për këtë përballje, shkruan telegrafi.
Takimi zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 16:00.