Dukagjini forcon sulmin, blen gambianin Ebrima Jatta
Dukagjini ka përforcuar repartin sulmues me futbollistin nga Gambia, Ebrima Jatta.
Njoftimi ka ardhur nga klubi i qytetit të Klinës.
“Sulmuesi gambian, Ebrima Jatta, transferohet në klubin tonë. Sulmuesi njëzetrevjeçar, Ebrima Jatta, ka nënshkruar kontratë me klubin. Jatta sezonin e fundit ishte pjesë e klubit Itthihad Kalba, ndërkohë që më herët është paraqitur me klubin FC Sevan nga Armenia”, ka njoftuar Dukagjini.
“Ai do të jetë një forcë shtesë për repartin ofenziv dhe një alternativ më shumë për kryetrajnerin Dallku”.
Në tabelën e Superligës të kryesuar nga Ballkani, Dukagjini gjendet në vendin e gjashtë.