Dukagjini-Ferizaj, hap sfidat e fundjavës

Dukagjini-Ferizaj, hap sfidat e fundjavës

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshet e xhiros së 17-të.

Kjo xhiro do të hapet sot pasdite me përballjen Dukagjini-Ferizaj, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.

Xhiroja e 17-të do të vazhdojë të shtunën pasdite, ku do të ballafaqohen Malisheva-Suhareka dhe Ballkani-Llapi, sfida këto që pritet të prodhojnë ndeshje interesante.

E diela pasdite vjen me derbin e madh mes Gjilanit dhe Dritës, derbi që gjithnjë sjellë duel të ‘nxehtë’ jo vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës së blertë për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes këtyre dy skuadrave gjilanasve.

“Intelektualët” do të mundohen t’i fitojnë tri pikët për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve, kurse “Skifterat” kanë nevojë për pikë po ashtu, por për një synim tjetër – për t’i ikur fundit të tabelës pasi e shohin veten vetëm një pikë larg zonës së rrezikimit.

Të dielën pasdite krahas derbit mes Gjilanit dhe Dritës do të luhet edhe përballja mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës.

Ekipi nga Drenasi e ka të domosdoshme fitoren për t’i mbajtur gjallë ato pak shpresa dhe gjasa që i kanë mbetur për mbijetesë.

Nga ana tjetër, prishtinasit duan t’ju japin fund gabimeve dhe ta gjejnë vazhdimësinë e fitoreve për të mbetur në garë për të shkuar në Evropë në edicionin e ri.

Superliga / Java e 17-të

Sot takohen:

Dukagjini-Ferizaj

Të shtunën takohen:

Malisheva-Suhareka

Ballkani-Llapi

Të dielën takohen:

Gjilani-Drita

Feronikeli ’74-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This