Duka uron “Tifozat Kuq e Zi” për 20-vjetorin: Jeni lojtari i 12-të

Duka uron “Tifozat Kuq e Zi” për 20-vjetorin: Jeni lojtari i 12-të

Ditën e sotme grupimi “Tifozat Kuq e Zi” feston 20-vjetorin e themelimit dhe në sheshin Skënderbeu në orën 18:00 do të zhvillohet një festë e madhe, ku do të bashkohen të gjithë mbështetësit e Kombëtares shqiptare.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar tifozët kuqezi në këtë përvjetor me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ky fundviti, përveçse kulmoi me kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare për në finalet ‘Euro 2024’, sjell edhe një tjetër moment të rëndësishëm. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” feston 20-vjetorin e themelimit. Bëhet fjalë për ata që janë prej dy dekadash, lojtari i 12-të i Kombëtares. Nuk kanë munguar kurrë në apel. Kanë qenë gjithmonë aty. Në të mirë e në të keq, në shtëpi apo në transfertë, Tifozat ‘Kuq e Zi’ kanë mbështetur pa asnjë kursim Kombëtaren shqiptare. Ata pa u lodhur, kanë frymëzuar e motivuar djemtë e skuadrës tonë të zemrës pa pushim. Janë kthyer në një simbol e mbështetje e madhe për Kombëtaren, duke u bërë një pjesë e pandashme e saj dhe e pazëvendësueshme e saj. Na kanë bërë krenarë çdo herë dhe në çdo ndeshje, duke qenë një burim force për ekipin, por edhe për të gjithë të tjerët. Në këtë përvjetor të veçantë, i uroj TKZ-së edhe 100 vite të tjera në këtë mision kaq të bukur dhe të pazëvendësueshëm. Uroj të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren edhe më shumë në të ardhmen, duke valëvitur gjithmonë lart flamurin shqiptar në çdo stadium të botës dhe duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar. Gëzuar përvjetorin. Faleminderit!”, ka shkruar presidenti Duka.

Share This