Duka: Objektivi i Shqipërisë është kalimi i grupit në EURO 2024
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se objektiv i Shqipërisë në Euro 2024 është kalimi i grupit.
I pari i futbollit shqiptar ka folur për gjasat e Shqipërisë në Euro 2024, ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho gjendet në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
“Për ne është një sukses i madh që jemi pjesë e Europianit dhe tani duhet të përgatitemi. Uroj që të gjithë lojtarët t’i kemi mirë me shëndet, në mënyrë që të përgatisim çdo gjë mirë. Ne kemi një grup shumë të vështirë me skuadra shumë të mëdha. Italia, kampione e Europës në fuqi, Spanja kampione e Europës dhe Botës dhe Kroacia skuadër shumë e mirë. Por besoj që të gjithë skuadrat në Europian janë shumë të forta. Çdo skuadër ka kualitet, edhe Turqia. Unë mendoj që Turqia ka kualitet për të arritur në finale, pse jo për të fituar edhe Europianin, po ashtu edhe Serbia, të gjitha ekipet”, ka thënë ai.
“Për ne e rëndësishme është të bëjmë një performacë të mirë në grup dhe objektivi ynë është të kualifikohemi më tej. Shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv, gjithsesi ne kemi arritur një sukses të madh dhe jemi pjesë e “Euro 2024””.