Duka: Nuk kanë qenë as nuk do të krisen kurrë raportet me Ademin
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendës president i UEFA-s, Armand Duka, ka mohuar thashethemet se ka krize të raporteve me presidentin e FFK-së, Agim Ademin.
Duka në një intervistë për ATV ka thënë se marrëdhëniet me Agim Ademin janë të shkëlqyera dhe zërat që ka krisje janë të dashakëqijve të futbollit shqiptar.
“Nuk kanë qenë as nuk do të krisen kurrë raportet me Ademin. Te dy kemi raporte shumë të mira, ndihmojmë shumë njëra tjetrën në çdo situatë për zhvillimin e futbollit, shkëmbejmë eksperienca dhe do të vazhdojë të jetë kështu”, ka thënë Duka.
Zërat për një krisje të raporteve lindën pas largimit të disa lojtarëve nga Kosova, por këta zëra i ka mohuar edhe vet Ademi që ka thënë se kanë raporte jashtëzakonisht të mira dhe vazhdojnë të punojnë fuqishëm bashkë për ta ngritur sa më lartë futbollin shqiptar.