Duel golash Messi-Ronaldo, “pleshti” shënon në SHBA, “CR7” fiton derbin në Arabi
Gara mes tyre ka nisur gati 20 vjet më parë. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shënuan një epokë, duke qenë yjet e mëdhenj të shekullit të 21-të, ndërsa dueli ende vazhdon, ndonëse në maja.
Argjentinasi shënoi gol për ekipin e tij, Inter Miami në Ligën Profesioniste Amerikane, duke i siguruar barazimin 1-1 ndaj rivalit Los Angeles Galaxy. Kjo ndodhi në minutën e 2’-të shtesë dhe kampioni i botës mori një barazim të pamerituar sepse vendasit luajtën shumë më mirë. Kampionati sapo ka filluar, dhe Messi shpreson të fitojë titullin, ndonëse vjet Inter ishte shumë dobët.
Cristiano Ronaldo, ndërkaq, shënoi në fitore. “Superylli” portugez realizoi me penallti, ndërsa suksesi 3-2 në derbin ndaj Al-Shabab u sigurua nga dy gola të sulmuesit Talisca. Al-Nassr është në vendin e dytë në ligën saudite me 52 pikë ndaj 56, të Al-Hilal, që është ekipi më i mirë në vend dhe ka luajtur një ndeshje më pak.
Edhe pse humbi duelin direkt, sërish Cristiano Ronaldo shpreson deri në fund, ndërsa është favorit për Këpucën e Artë duke pasur 22 gola në kampionat ndaj 19 të sulmuesit serb, Aleksandr Mitrovic.